Gerarta Ballo, shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Evropian në Itali

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar se Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Evropian në Itali.

“Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj”, ka shkruar Meta. 

Postimi i Metës në Facebook:

Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj. 
Shembulli i saj është frymëzim dhe nxitje për shqiptarët e tjerë, për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Itali dhe në Evropë. Por edhe tregues i integrimit të plotë, suksesit, punës e përkushtimit të emigrantëve tanë për të shërbyer në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv për Shqipërinë, që synon të bëhet pjesë e BE. 
Duke besuar se mbështetja e madhe e Arbëreshëve dhe shqiptarëve në Itali nuk do t’i mungojë në rajonet e Jugut të Italisë ku kandidon, i uroj shumë suksese Geri Ballos në garën për Parlamentin Europian.🇦🇱🤝🇮🇹

Share This Article