Në një dalje për mediat ditën e sotme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur lidhje me rihapjen e çështjes së Gërdecit.
Mediu tha se veprimet institucioneve të drejtësisë janë në kundërshtim me ligjet e vendit dhe se akuzat janë të fabrikuara.
Mediu: Këto janë vendime në kundërshtim me ligjit e këtij vendi, si të tilla këto akte komprometojnë pavarësinë e këtyre institucioneve dhe nuk sjellin dobi për interesin publik, e drejtësinë dhe krijojnë një precedent shumë të rrezikshëm për liritë dhe të drejtat e njeriut. Kundërshtimi im kundër këtyre akteve, nuk lidhet me refuzimin e drejtësibërjen, por sepse nuk kanë qëllim bërjen e drejtësisë. Paligjshmëria nuk bën drejtësi, por të kundërtën. Propaganda qëllimkeqe dhe interesat politike të mbështetura nga disa grupe mediatike, përmes fabrikimit të lajmeve të rreme dhe keqinterpretimit të fakteve kanë synuar që të krijojnë një perceptim se ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për ngjarjen dhe se i është shmangur drejtësibërjes.
Unë kam reaguar kundrejt përballjes dhe sulmeve në respekt të atyre që kanë vuajtur dhe kanë humbur njerëz në atë tragjedi. Por kjo i ka dhënë mundësi të gjithë intrigantëve që të dezinformojnë dhe të përbaltin. Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam lidhje unë apo familjarët e mia me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Urdhrat e ministrit për zhvillimin e procesit janë bazë për zbatim nga Këshilli i Ministrave dhe legjislacioni në tërësi. Nuk ka asnjë nxitje apo presion për këtë bazë juridike për këtë proces.