Zbardhet dëshmia e dëshmitarit të fundit për çështjen ‘Gërdeci’, Ardian Mullai. Mullai ishte ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.
Dëshmia është siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
“Ndiqja zbatimin e detyrave, s’kam bërë ndonjë procedurë për Gërdecin kompania e demontimit na solli ofertën për procesin, kundrejt pagesës. Shtabi kërkonte licencim për këtë procedurë, bëri një memo për ketë, me pas realizova takimin me kompaninë peretodologjine e procedurat, nga MM dhe SHTABI. Ishte takim njohës, jo konkludues, mu bë një kërkese qe t’i drejtohesha ndërmarrjeve ushtarake, në një kohë të shkurtër erdhi përgjigja, u ngrit grupi i punës për analizën e situatës, më pas doli urdhri i ministrit për grupin e punës.
Nga drejtoria përkatëse mu tha se s’kishte baze ligjore dhe kërkohej një VKM, Mejko solli një memo, ku thuhej se duheshin demontuar municionet e viteve ’50 të cilat nuk shiteshin për shkak të vitit të vjetër të prodhimit. Pas daljes se konkluzionit të grupit të punës, dolën çmimet për shitjen dhe demontimi nisi hartimi i një VKM.
I kam dërguar shkresë drejtorive përkatëse për ofertat e ndërmarrjeve ushtarake, siç ishte ndërmarrja e huaj SAC. Ka pasur disa fakse të ardhura në shifra që ia kalova komisioneve përkatëse”, dëshmaoi Ardian Mullai, sekretari i përgjithshëm.
Në pyetjen e prokurorit nëse ka pasur licencë SAC, dëshmitari u përgjigj: Ishin paraqitur licenca, 4 mesa mbaj mend. MEICO ishte shoqëria që mbante kontaktet me kompaninë SAC përfshirë këtu edhe për licencimin
Në lidhje me përzgjedhjen e Gërdecit
“Në diskutimet me MEICO më duket kishte marrëveshje dypalëshe me SAC, ku mes të tjerash ishte përcaktuar si lokacion Gërdeci.
Nëse kishte apo jo licencë reparti i Gërdecit dëshmitari përgjigje duke thënë se” Praktika e licencimit nuk varet nga sekretari. Në çdo praktikë qe unë kam kaluar edhe në te shkuarën, nuk ishte në përgjegjësinë e sekretarit apo ministrit përcaktimi nëse licenca e një reparti ishte e duhur apo jo. Ishte MEICO që e përcaktonte. Lidhur me kompaninë albademil, një degëzim i SAC, nëse kishte dokumentacionin e duhur apo jo, ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, përgjigjet:
Marrëveshja përmendte vetëm SAC, nuk përmendej Alba Demil, nuk kam dijeni, sepse albademil nuk figuronte në asnjë shkresë. Nuk është bërë asnjë verifikim për shkak se nuk figuronte. Nuk e njoh as Mihal Delijorgjin (drejtuesin e kompanisë albademil).”
Ndërsa i pandehuri Fatmir Mediu e pyeti ish vartësin e tij se kush e përcaktonte buxhetin, ministri apo shtabi?
“Ministria e Mbrojtjes kishte një veçori në ndryshim nga ministritë e tjera, buxhetin e të cilave përcaktohej nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes, buxheti përcaktohej nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Ish-ministri e pyeti dëshmitarin, nëse në takimin me kreun e SAC Patric Henry ka qenë prezent apo jo vetë ai
Dëshmitari u përgjigj duke thënë “Jo!”.
Ndërsa pyetjes nëse ndonjëherë municionet janë shitur me ankand ai u përgjigj negativisht.
Në fund, ish-ministri e pyet se ‘Ju keni qenë i akuzuar për shpërdorim detyrë në bashkëpunim me ish ministrin e mbrojtjes, Si ju kanë gjetur të tria shkallët e gjyqësorit”
Dëshmitari u përgjigj duke thënë “Të pafajshëm!”.