Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës në Zagreb, pasditen e sotme, kishin takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe për Çështje Evropiane të Kroacisë, Gordan Gërliq-Radman, i cili theksoi se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi meriton t’i fillojë negociatat aderuese.
Republika e Kroacisë në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, gjatë deklaratave pas takimit, Osmani theksoi se lidhur me përmbajtjen, dokumenti vërtet paraqet bazë të shkëlqyeshme për të siguruar një proces rigoroz të negociatave, politikisht të kontrolluar, por edhe korrekt dhe jo vetëm arritje burokratike dhe teknike e bençmarkeve, por proces i cili do të sigurojë kritere të qarta për zhvillim të përshpejtuar i cili do të jetë i dukshëm edhe për vendet e Unionit, por edhe për qytetarët e vendeve të cilët negociojnë.
“Nëse sinqerisht presim që procesi i negociatave të paraqes proces i cili do të shënojë progres të dukshëm, afatgjatë, dhe të qëndrueshëm të vendit, atëherë nuk duhet të na frigojë, të paktën jo si qytetarë, mundësia për konstatim të regresit, e madje edhe mundësia për dënim. Them si qytetarë, sepse për ne si politikan kjo do të thotë një sfidë e madhe për sigurimin e rezultateve të dukshme me të cilat medoemos do të duhet të mbahet procesi në kahje pozitive. Të jem më i saktë Metodologjia është më e mirë për qytetarët, ndërsa sfidë më serioze për politikanët por kjo, të pajtohemi, është gjë e mirë”, theksoi Osmani.
Në drejtim të njëjtë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov theksoi se kemi fat që pikërisht në këtë periudhë Kroacia kryeson me BE-në, kohë e sfidave por njëkohësisht edhe e mundësive.
“Shpresojmë se së shpejti do të mund të arrijmë sukses të dyfishtë përmes miratimit të vendimit për fillim të negociatave dhe metodologjisë së ripërtërirë. Metodologjia e re e KE mund të jetë shumë e mirë për ata të cilët do të jenë të suksesshëm në implementimin e reformave por edhe e keqe për ata të cilët nuk d të kenë sukses. Maqedonia e Veriut planifikon të jetë një student i mirë dhe do ti shfrytëzojë benefitet e kësaj qasjeje. Presim depërtim në mars dhe do tu ndihmojmë kolegëve kroat të kenë sukses në Samitin e majit në Zagreb”, theksoi ai.
Vizita e punës në Zagreb u rrumbullakua me takim të zëvendëskryeministrit Osmani dhe ministrit Dimitrov me kryetarin e Qeverisë kroate Andrej Plenkoviq.
A.SH.