Gërmuesit klandestin zbulojnë sarkofagun antik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sarkofag i rrallë prej guri është nxjerrë në pah nga gërmimet klandestine, në fshatin që ndodhet 5 kilometra larg Hanit të Elezit.

Afër tij janë zbuluar edhe kapaku i thyer i një sarkofagu tjetër, një copëz qeramike dhe qelqi, që, sipas informacioneve të para të arkeologëve, orientojnë në datim të periudhës antike, raporton KOHA.

Arkeologu Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, shpjegon se kjo gjetje është e rëndësishme dhe e veçantë.

Sipas Rexhës, sarkofagu nuk është dëmtuar shumë nga gërmimet klandestine.

Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, thotë se më 19 maj përmes Policisë së Kosovës e kanë pranuar informacionin e parë për gjetje rasti në fshatin Krivenik.

Sipas përgjigjes së Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, hetimet lidhur me këtë rast janë ende në proces.

Rekomandimi i ekipit të IAK-ut është që sarkofagu të nxirret dhe të dërgohet në shtëpinë e kulturës në Han të Elezit.

Pas këtyre gjetjeve, Instituti Arkeologjik i Kosovës ka adresuar kërkesë në Ministrinë e Kulturës për hulumtime dhe gërmime në këtë vend.

Share This Article