Gërvalla takohet me Palmerin e Lajçakun, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmësin e sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer.

Përmes një postimi në Twitter ajo ka shkruar se në takim është biseduar rreth Kosovës, stabilitetin në rajon dhe bisedimet e ardhshme me Serbinë.

“Presim të vazhdojmë shkëmbimin në këtë epokë të re me SHBA-në, BE-në dhe partnerë të tjerë kryesorë”, ka shkruar ajo.

Lajçak e Palmer gjatë ditës janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani.

Share This Article