Getinjo shkon në Zvicër për të takuar Hanën, emocionon me dedikimin për të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi Getinjo rrallë herë e shfaq anën e tij emocionale, ama për personat që ai i do më shumë është gati të bëjë çdo gjë. Mbesa e tij Hana duket se është ‘pika e tij e dobët’, pasi asnjëherë nuk ngurron të shprehë dashurinë që ka për të.

Madje së fundmi ai ka shkuar edhe në Zvicër për ta takuar të vogël e familjes Aliu. Reperi ka postuar një foto krahë mbesës së tij dhe ka emocionuar me një dedikim që i ka bërë, ku thotë se është i vetmi person në jetën e tij që e do më së shumti në botë, edhe pse është njeri i ftohtë dhe nuk e shpreh shpesh dashurinë.

“Njeri i vetëm qe e du n ‘këtë bote Hana Aliu. Un sun ja shprehi dashnin aq sa kam për to se vet jam lloj i ktij tipi por nuk ka njeri që e du ma shumë ne këtë jete’’, ka shkruar reperi.

Share This Article