• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Geto e Varshavës: Stacion rrugës për në dhomat e gazit

Geto e Varshavës: Stacion rrugës për në dhomat e gazit

by albnews
2 October, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

80 vjet më parë pushtuesit gjermanë ngritën në Varshavë geton më të madhe të Evropës së pushtuar. Qindramijëra hebrej u ngjeshën atje, më vonë shumica prej tyre u vranë në kampet e zhdukjes.

Më 2 tetor 1940, guvernatori i distriktit të Varshavës, Ludwig Fischer (1905-1947), nënshkroi një dekret për kufizimin e “lagjeve ku jetojnë hebrejtë” në Poloninë e pushtuar. Kështu Varshava, metropoli pulsues me komunitetin më të madh hebre të Europës së para luftës, do të kishte geton më të madhe të kontinentit europian.

Në vjeshtë të 1939-ës, kur Vehrmahti gjerman pushtoi Poloninë, aty jetonin 3,5 milionë hebrej që përbënin 10 përqind të popullsisë së vendit. Pushtuesit konfiskuan pasurinë e tyre dhe i futën ata në 400 geto. Në Varshavë “lagjia hebreje” u rrethua me një mur të lartë 3,5 metra të mbuluar me tela me gjemba duke u izoluar përfundimisht nga pjesa tjetër e botës. Hebrejtë që kapeshin jashtë getos pa leje qarkullimi, dënoheshin me vdekje.

Aufstand im Warschauer Ghetto (picture-alliance/dpa)

Megjithëse 280 mijë hebrejtë përbënin një të tretën e banorëve të kryeqytetit polak, për geton u parapa vetëm një sipërfaqe prej 2,4 përqind të territorit të qytetit. Mbas dëbimeve nga pjesët e tjera të Polonisë së pushtuar, në geton e Varshavës u mblodhën në një sipërfaqe prej 4 kilometra katrorësh, 450 mijë vetë.

Kushte çnjerëzore jetese

“Jeta karakterizohej kryesisht nga ngushtësia e madhe”, kujtonte dikur kritiku letrar Marcel Reich-Ranicki (1920-2013), i cili ka pas qenë në Geton e Varshavës. “Kushtet higjenike qenë katastrofike. Tuberkulozi, tifoja u përhapën shumë. Çdo mëngjes kufomat vendoseshin para derës dhe dërgoheshin për varrim në varret masive”. “Lagjia hebreje” u kthye në pikë turistike për pushtuesit gjermanë. Organizata “Forcë përmes gëzimit”, organizonte udhëtime me autobus mespërmes getos.

Ekskursionistë pa zemër

“Tek varrezat vinin vazhdimisht grupe të ndryshme ekskursionistësh (ushtarë dhe civilë), shumica e tyre nuk tregonin ndonjë ndjenjë dhembshurie për hebrejtë. Ata ishin të interesuar të shihnin hambarët, ku gjatë ditës mblidheshin dhjetra kufoma. Unë isha sot aty, pamje makabre”, shkruante më 20 qershor të 1941-it, Emanuel Ringelblum (1900-1944). Kufomat dukeshin si “skelete”.

Bildergalerie Biafra-Krieg | Literaturpapst Marcel Reich-Ranicki (picture-alliance/dpa/F. Kleefeldt)
Marcel Reich-Ranicki, i mbijetuar nga geto e Varshavës

Falë historianit hebre Ringelblum, bota mori në dorë një raport të gjerë që tregon për jetën e përditshme të Getos së Varshavës, e cila është kthyer ndërkohë në trashëgimi dokumentareske botërore të UNESCO-s . Uria ishte shkaku kryesor i vdekjeve. Sipas rregullores gjermane çdo banor merrte 184 kilokalori në ditë, ndërkohë që norma për polakët ishte 634 kilokalori, kurse për gjermanët 2310 kilokalori.

Deportime masive

Getot ishin për nazistët stacion qëndrimi rrugës për në kampet e zhdukjes. Mbas marrjes së vendimit për “zgjidhjen përfundimtare të çështjes hebreje” në Konferencën e Liqenit Wannsee, gjermanët filluan t’i likuidonin getot dhe t’i dërgonin banorët e tyre në dhomat me gaz.

Pas korrikut të vitit 1942, 300.000 hebrej u deportuan brenda shtatë javësh nga Varshava dhe u dërguan në kampin e zhdukjes Treblinka, që ndodhej 80 kilometra larg, ku dhe u vranë. Në geto mbetën 35 000 vetë, shumica djem të rinj, të cilët zyrtarisht punonin për ndërmarrjet gjermane. 23 000 banorë të tjerë të getos dolën në ilegalitet. Një nga një ata filluan t’i bashkoheshin rezistencës. Ata donin më mirë të vdisnin në luftë se sa në dhomat e gazit.

Rezistenca

Më 19 prill të 1943-it, kolonat e SS u befasuan kur u futën në geto për të marrë për deportim hebrejtë e mbetur. Kurrkush nuk e priste që hebrejtë të rezistonin. “Anëtarët e rezistencës qëlluan tanket dhe automjetet me koktejl molotov. Njësitë tona u goditën dhe u demoralizuan brenda gjysmë ore,” shkruante komandanti i grupit të SS, Jürgen Stroop.

Polen Skulptur The Warsaw Ghetto Uprising in Warschau (picture-alliance/NurPhoto/J. Arriens)

750 anëtarë të rezistencës të armatosur me pistoleta dhe granata dore u mbrojtën tre javë me radhë duke luftuar kundër 2 000 ushtarëve gjermanë të armatosur rëndë, si dhe forcave SS e forcave policore. Udhëheqësi i rezistencës, 23 vjeçari Mordechaj Anielewicz (1919-1943), shkruante disa ditë para vekjes: “Ajo që kemi përjetuar nuk mund të përshkruhet me fjalë: Ne i detyruam gjermanët dy herë që të largoheshin  me shpejtësi nga geto. Ëndërra e jetës sime u përmbush: Geto është duke u mbrojtur .” Por në fund rezistenca nuk pati asnjë shanc të shpëtonte. Kur më 16 maj të 1943 u shkatërrua sinagoga,komandanti SS shkruante,: “Varshava nuk ka më  lagje hebreje “.

Gjunjëzimi i Willy Brandt-it

Rezistenca e Getos së Varshavës dhe vrasja e 90 përqind të hebrejve polakë, u kthyen në vëmendjen e publikut kur ish kancelari gjerman Willy Brandt (1913-1992) u përgjunj në dhjetor të 1972 para Përmendores së Heronjve të Getos së Varshavës. Gjesti i papritur u interpretua si shprehje e përulësisë dhe si simbol i politikës ndaj lindjes që Brandt-it ndiqte me qeveritë komuniste të Europës, të bazuar tek dialogu.

Warschau Kniefall Willy Brandt 1970 (Imago/Sven Simon)
Simbol i politikës ndaj lindjes që ndiqte Willy Brandt

Megjithatë përgjunjia e Brandt-it nuk u bë publike nga mediat komuniste në Poloni. Vetëm një gazetë e vogël hebreje botoi një lajm. Gjesti i Brandt-it, kujtonte që një pjesë e madhe e Holokaustit kishte ndodhur në Poloninë e pushtuar, një fakt për të cilin politika zyrtare e shkrimit të historisë në Poloni mundohej të mos fliste.

Debati në Poloni

“Në debatin publik flitej për krimet e bëra ndaj polakëve, jo për ato kundër hebrejve. Qeveria bëri polonizimin e viktimave,” thotë historiani polak, Mariusz Jastrzab, që punon në Muzeumin e historisë së hebrejve polakë, në Varshavë, POLIN. Fakti që gjysma e gjashtë milionë viktimave polake qenë hebrej, nuk përmendej fare. “Sepse qeveria komuniste nuk e kishte legjitimitetin prandaj fliste vetëm për martirizimin e polakëve”.

Sot, qeveria polake kërkon nga ana tjetër “t’i pasqyrojë marrëdhëniet polako- hebreje si histori tolerance” duke nxjerrë në plan të parë polakët heronj, që mbrojtën hebrejtë megjithë rrezikun ndaj jetës. Jastrzab paralajmëron për rreziqet e pasqyrimit të njëanshëm, vetëm pozitiv të historisë polake. Megjithatë, ai është krenar që çdo grup turistik dhe nxënësish shkollash që shoqëron, kalon nëpër territorin ku ka qenë dikur getoja dhe kujton këtë kapitull të errët të historisë së kryeqytetit polak. Përveç përmendoreve të heronjve ka edhe shumë grafiti, gurë kujtese dhe pllaka përkujtimore. Kjo ka qenë e paimagjinueshme më parë.

Previous Post

Pompeo paralajmëron heqjen e vizave për kroatët

Next Post

Nesër Shqipëria firmos me SHBA-në financimin e ndërtimit të HEC-it të Skavicës

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Next Post
Nesër Shqipëria firmos me SHBA-në financimin e ndërtimit të HEC-it të Skavicës

Nesër Shqipëria firmos me SHBA-në financimin e ndërtimit të HEC-it të Skavicës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM