Giffey: Pandemia ka rritur pabarazinë gjinore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pandemia e koronavirusit ka bërë të dukshme dhe madje intensifikuar pabarazinë që ekziston midis grave dhe burrave, deklaroi ministrja gjermane e Familjes, Franziska Giffey.

”Puna fitimprurëse dhe kujdesi familjar janë ende të shpërndara në mënyrë të pabarabartë midis burrave dhe grave”, theksoi ajo në një fjalim të botuar në të përditshmen e Berlinit ”Tagesspiegel” përpara Ditës Ndërkombëtare të Grave më 8 mars.

”Gratë vazhdojnë të marrin pjesën e luanit të punës për kujdesin familjar”, tha Giffey, por ajo vuri në dukje se ”burrat po zinin pak terren”.

”Pandemia e koronavirusit nuk do të zhbëjë ndryshimet shoqërore”, shtoi Giffey.

”Gratë dhe burrat do të jetojnë po kështu ende në shekullin 21, pasi të largohet pandemia”, theksoi ajo. 

Share This Article