Thuhej se ishte në një marrëdhënie me super modelen 27-vjeçare Gigi Hadid, por Leonardo DiCaprio është fotografuar së fundmi pas një takimi romantik me aktoren Victoria Lamas.
Aktori 48-vjeçar, i cili ka krijuar tashmë reputacionin e një njeriu që nuk del me asnjë vajzë që është mbi 25 vjeç, është fotografuar teksa futej në makinë me 23-vjeçaren Victorian, e cila është vajza e aktorit Lorenzo Lamas dhe që ka ardhur në jetë dy vite pas filmit ikonik ku DiCaprio është protagonist, Titanic.
Dyshja dolën nga The Birds Street Club të ndarë, por më pas u panë të hipnin në të njëjtën makinë.
Leo është fotografuar për herë të parë me Gigi-n, që pasi kishte nisur përhapja e thashethemeve se mund të ishin në një lidhje, në shtator.
Modelja është cilësuar si vajza e parë mbi 25 vjeç me të cilën DiCaprio ka pasur një marrëdhënie dashurore.
Duke cituar burime pranë çiftit, Mail Online raporton se çifti “i ka marrë gjërat avash.” Po ashtu çifti kanë thënë se kanë dalë vetëm të dy por edhe me grupe. Megjithatë, dyshja thonë se janë ende në faza njohjeje.