ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 11 hours ago
“The King” 12 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 12 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 12 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

GIZ synon që edhe në Kosovë të bëhet regjistrimi elektronik i punëtorëve sezonalë bujqësorë

albnews by albnews
2 October, 2019
in Kosova
0
GIZ synon që edhe në Kosovë të bëhet regjistrimi elektronik i punëtorëve sezonalë bujqësorë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një nga industritë kryesore në rajon, bujqësia, tradicionalisht, mbështetet shumë në angazhimin e punëtorëve sezonalë. Por, punëdhënësit përballen me probleme në punësimin e tyre për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe administratës kërkuese që është e nevojshme për të bartur punën sezonale nga zona gri në rrjedha ligjore.

Punëtorët, nga ana tjetër, janë ballafaquar me pasiguri në lidhje me kushtet e punës, me pagesën për punë ditore, lëndimeve të mundshme, dhe për shkak se shpesh nuk janë të paraqitur, aktivitetet bujqësore i kryejnë kryesisht pa sigurime shëndetësore dhe siguri në punë. Të dhënat nga Aleanca Kombëtare për Zhvillim Ekonomik Lokal (NALED) në Serbi tregojnë se para zbatimit të reformës së thjeshtësimit të regjistrimit të punëtorëve sezonalë, rreth 95 për qind të punëtorëve sezonalë në bujqësi punonin “në të zezë” , pa ndonjë kontratë, që do të thotë se ata nuk ushtruan të drejtat e tyre që rrjedhin nga punësimi.

Si një nga masat për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, lehtësira në respektimin kornizave ligjore për punëdhënësit dhe për të luftuar ekonominë joformale, në fillim të këtij viti, në Serbi është futur sistemi i regjistrimit elektronik, e-regjistrimi, për punëtorët sezonalë në sektorin e bujqësisë, zbatimi i të cilit u mbështet nga GIZ-i, në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, në bashkëpunim me NALED-in. Sistemi i regjistrimit elektronik të punëtorëve sezonalë ka dhënë përfitime të shumta për të tri palët, punëtorët, punëdhënësit dhe shtetin, duke inkurajuar angazhimin më të efektshëm të fuqisë punëtore, zhvillimin e mëtutjeshëm të bujqësisë dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Punëdhënësit që kanë biznese ose ferma private, tani, mund të paraqesin punëtorët në disa hapa përmes platformës on-line

Regjistrimi elektronik gjithashtu ka sjellë shumë përfitime për punëtorët që kanë një pagë minimale të garantuar, sigurim në rast të lëndimit në punë, dhe sigurimin pensional.

Efektet e futjes së këtij sistemi po ashtu kanë një rëndësi të madhe për shtetin dhe buxhetin dhe përbëjnë pjesë të një fronti të gjerë për luftimin e ekonomisë joformale.

Efektet pozitive të sistemit elektronik për regjistrimin e punëtorëve sezonalë në bujqësi tanimë janë të prekshme, gjersa përshtatshmëria dhe lehtësia e përdorimit të sistemit hap mundësinë e aplikimit dhe në vendet tjera të rajonit. Kjo është arsyeja pse, në bashkëpunim me ekspertë dhe institucione shtetërore dhe me mbështetjen e Qeverisë gjermane-të realizuar nga GIZ, përmes hulumtimit të tregut po analizohen mundësitë e zbatimit të sistemit në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni Veriore. Duke marrë parasysh nevojat e sektorëve të ndryshëm për punëtorët sezonalë në të gjithë rajonin, zgjidhja e prezantuar nga Serbia mund të japë një shembull të praktikës së mirë me qëllim të përmirësimit të pozitës së punëtorëve sezonalë dhe krijimit të një sistemi më efikas të evidentimit të tyre në tregun e punës, gjë që lehtëson punën për punëdhënësit, dhe në përgjithësi kontribuon në përmirësimin e mjedisit ekonomik.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result