• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 30, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Gjakderdhje financiare nga “oligopoli” i frikshëm: Dy kompani morën 94 për qind të tenderave të AKSHIT!

Gjakderdhje financiare nga “oligopoli” i frikshëm: Dy kompani morën 94 për qind të tenderave të AKSHIT!

by albnews
9 August, 2024
in Albania
0
34
VIEWS

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka finalizuar procedurat për 8 tendera të mëdhenj nga fillimi i këtij viti. Por 6 prej tyre janë fituar nga vetëm dy kompani.

E megjithatë në vlera parash, bilanci është edhe më i përqëndruar.

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i shtetit, vlera e tenderave të prokuruar nga AKSHI nga 1 janari e deri më sot është 28.3 milionë euro. Nga këto, 26.7 milionë euro u fituan nga dy kompanitë e mësipërme.

Kjo do të thotë se në çdo 100 lekë që shpenzohen nga AKSHI, 94 lekë shkojnë vetëm në dy kompani. Dhe dy kompanitë janë Soft & Solution dhe Fastech.

Ky është një nga oligopolet më të rënda në historinë e tenderave publikë të Shqipërisë, i cili konfirmohet nga të gjithë treguesit e tjerë.

Sipas regjistrit të prokurimeve publike, në çdo tender të AKSHI-t paraqiten mesatarisht 2.5 oferta, kur në rang kombëtar kjo shifër është 8.6 oferta për tender. Por kjo është një shifër që raporton edhe ofertat fiktive. Tregues tjetër, ai i ofertave të kualifikuara është edhe më dramatik. Sipas të dhënave, në çdo tender të AKSHI-t, kualifikohet mesatarisht vetëm 1.25 oferta, kur në rang kombëtar mesatarja është 5.6 oferta për çdo tender.

Praktikisht në tenderat që bën Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk ka garë, por ndarje parash publike.

Tenderët

Kontrata më e madhe publike e akorduar në fushën dixhitale këtë vit është ajo bërjes nga e para të platformës e-albania. Fondi limit për këtë kontratë u paracaktua 14.6 milionë euro.

Edhe pse kjo ishte një llokmë shumë e madhe, që do të tundonte çdo kompani në fushën e IT-së, çuditërisht në tender u paraqitën vetëm dy oferta, njëra prej të cilave ishte totalisht fiktive.

Infosoft Systems hyri në garë pa paraqitur fare ofertë financiare dhe pa depozituar asnjë dokument, pra thjesht në pjesmarrje fiktive. Rrjedhimisht tenderi iu dha ofertës tjetër, asaj të bashkimit të katër kompanive. Ato ishin Fastech, Soft & Solution, Image and Communications si dhe Helius. Këto kompani u shpallën fituese të tenderit, ku garuan të vetme me ofertë 13.7 milionë euro.

Gjakderdhje financiare nga "oligopoli" i frikshëm: Dy kompani

Kontrata e dytë më e madhe ishte ajo e implementimit të sistemit të qendërzuar për dokumentat me nënshkrim elektronik. Fondi limit i këti tenderi u paracaktua 5.7 milionë euro pa TVSH. Në garë morën pjesë 4 oferta. Por dy ofertat më të ulëta u skualifikuan dhe fituese u shpall oferta e tretë, që ishte ajo e kompanisë Soft & Solution me vlerë 5.1 milionë euro.

Përmirësimi i Sistemit e- Leje ishte tenderi i tretë më i madh që AKSHI ka përmbyllur gjatë këtij viti me fond limit 3.1 milionë euro. Në garë u paraqitën vetëm dy oferta dhe fituese u shpall sërish Soft & Solution me 2.8 milionë euro.

Lista vazhdon me tenderin për përmirësimin e regjistrit të noterëve, i fituar nga Fastech për 2.5 milionë euro. Më pas përmirësimi i sistemit të informacionit për arsimin i lartë, i fituar nga Soft & Solution për 1.8 milionë euro.

Dy tenderat e vetme që kanë dalë nga darët e këtyre dy kompanive ishin përmirësimi i sistemit të tatimeve dhe ai i regjistrit të arkivës me vlerë respektivisht 1.5 milionë dhe 330 mijë euro.

Mbyllje e tregut

Nga 1 janari i këtij viti e deri më sot, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur në total 55 milionë euro tendera. Kjo është një nga njësitë shpenzuese më të mëdha të shtetit shqiptar, ku miliardat derdhen lum. Deri tani kanë dalë fituesit dhe janë mbyllur vetëm gjysma e tyre, ndërkohë që duhet të mbyllen edhe gati 27 milionë euro të tjera.

Por edhe këto do të jenë një farsë ashtu si ato që u mbyllën. Sepse në tenderat e IT-së nuk ka më garë, por ajo që ndodh është gjakderdhje buxhetore në sytë e të gjithëve. Fillimisht nën hundën e Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe auditeve të brendshme të shtetit, të cilave duhet t’u ishte ndezur me kohë sinjali i riskut, teksa në tenderat e AKSHI-t mesatarja e ofertave të vlefshme është vetëm 1.25.

Më pas nën hundën e Autoritetit të Konkurrencës, i cili ka indicie të forta për koluzion në këto tendera. Për shembull Soft & Solution dhe Fastech, në disa gara hyjnë me oferta të përbashkëta, në të tjera shfaqen si konkurrente.

Hezitimi i këtyre institucioneve për të vepruar nuk mund të shpjegohet kurrsesi me asnjë faktorë racional, përveçse me një fuqi madhore që i detyron të bëjnë syleshin dhe hundzënët. Por nëse institucionet nën varësinë e qeverisë, kanë frikën ekzekutive, më e pashpjegueshme mbetet dhe hezitimi i organeve të drejtësisë.

Publikisht është thënë se prokuroria ka dhe përgjime për tenderat e AKSHI-t. Por ndërsa vërtetësia e këtyre thënieve mbetet e paprovuar, Prokurorisë nuk i nevojitet hiç të ketë përgjime. Indiciet e tenderave të IT-së janë publike. Gjakderdhje financiare./Kapital

Previous Post

Protestat e dhunshme në Angli/ Starmer: Autoritetet në gatishmëri të lartë

Next Post

SHBA dhe Britania e Madhe me “dorë të hekurt”, vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

albnews

albnews

Related Posts

Britania kërkon paratë mbrapsh/ Pasuritë e sekuestruara të krimit, po i kërkojnë shtetet europiane ku janë fituar
Albania

Britania kërkon paratë mbrapsh/ Pasuritë e sekuestruara të krimit, po i kërkojnë shtetet europiane ku janë fituar

29 June, 2025
Këmbimi valutor! Euro në pikiatë, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja
Albania

Këmbimi valutor! Euro në pikiatë, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

29 June, 2025
Fshati i shenjtë i Rilindjes Kombëtare
Albania

Fshati i shenjtë i Rilindjes Kombëtare

29 June, 2025
Next Post
SHBA dhe Britania e Madhe me “dorë të hekurt”, vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA dhe Britania e Madhe me “dorë të hekurt”, vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania kërkon paratë mbrapsh/ Pasuritë e sekuestruara të krimit, po i kërkojnë shtetet europiane ku janë fituar

Britania kërkon paratë mbrapsh/ Pasuritë e sekuestruara të krimit, po i kërkojnë shtetet europiane ku janë fituar

29 June, 2025
Këmbimi valutor! Euro në pikiatë, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

Këmbimi valutor! Euro në pikiatë, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

29 June, 2025
Fshati i shenjtë i Rilindjes Kombëtare

Fshati i shenjtë i Rilindjes Kombëtare

29 June, 2025
Ultimatumi i studentëve skadoi, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

Ultimatumi i studentëve skadoi, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

29 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5009 shares
    Share 2004 Tweet 1252
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2514 shares
    Share 1006 Tweet 629
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1937 shares
    Share 775 Tweet 484
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1854 shares
    Share 742 Tweet 464
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1716 shares
    Share 686 Tweet 429
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM