Gjakovari gjen 8000 euro dhe i dorëzon në polici, paratë i kthehen pronarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një qytetar i Gjakovës ka gjetur sot një zarf me 8000 euro në urgjencën e qytetit dhe të njëjta i ka dorëzuar në Polici, të cilat më pastaj i janë kthyer pronarit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf, të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro.

Sipas Policisë parat e gjetura i janë kthyer pronarit.

Policia falënderon Z. Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë.

Policia e ka vlerësuar të jashtëzakonshëm veprimin e qytetarit dhe ndershmëri e përgjegjësi qytetare, pasi shumën e konsiderueshme të parave menjëherë i ka dorëzuar ato në polici.

“Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë”, thuhet në njoftim.

Share This Article