Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik “Stresi”, ka përsëritur thirrjen për dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
“Stresi” ka shpërndarë një video në rrjetin social “Instagram”, ku shprehet se sot “gjallë a vdekur” do jetë në protestën që do organizohet në Tiranë dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen për të protestuar.
Arkimed Lushaj paralajmëron kryeministrin Edi Rama, duke i thënë që të shkarkojë Ardi Veliun, ose në të kundërt protestuesit do i djegin shtëpinë e tij në Surrel.
Deklarata e “Stresit”:
“Shkodra zemra jeme jeni ma të mirët. I bëj thirrje kukësit, shkodër, Tropoja jeme cohuni sot o kurrë. Ne jemi nis se si do vijmë sot në Tiranë gjallë a vdek nuk e di por na pritni në protestë sot do jem aty 100% me djemtë prej Kosove e Maqedonie. Rezistoni sa të vijmë dhe ne amaneti i Zotit mos u dorëzoni. Shkodra, Tropoja, Vlora, Saranda, çohuni tanë se do vijmë sot, i bëj thirrje tanve nëse nuk e dorëzon, Rama dorëzo Ardi Veliun, nëse nuk e dorëzon kukullën tane ka me tu djeg edhe shpia jote në Surrel. Mafiozin më të madh, unë kaq po të therm Rama dorëzo Ardi Veliun se do vijmë në Surrel pasha këtë Zot”.