Gjashtë muaj në hapësirë, astronautët kinezë rikthehen në Tokë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre astronautë kinezë janë kthyer në Tokë pas përfundimit të një misioni gjashtëmujor në stacionin hapësinor të Kinës.

Ata u nisën për në hapësirë më 5 qershor, për të mbikëqyrur fazën përfundimtare të ndërtimit të stacionit hapësinor Tiangong.

Agjencia hapësinore e Kinës e cilësoi misionin si një sukses të vërtetë. Ndërsa, drejtuesi i misionit Chen Dong dhe pjesa tjetër e ekuipazhit Liu Yang dhe Cai Xuzhe u shprehën se ndiheshin mirë pas uljes.

Pjesa e stafit që ndodhej në vendin ku do të bëhej ulja ndihmuan astronautët që të dilnin nga kapsula, e cila e preku tokën pak pas orës 20:00 me orën lokale, rreth 9 orë pasi ishin nisur nga stacioni hapësinor.

Zonja Yang, astronautja e parë femër e Kinës, u shpreh se në stacionin hapësinor pati një eksperiencë të paharrueshme, ndërsa shtoi se ishte e lumtur që po kthehej në shtëpi, sipas asaj që raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Ndërsa ndodheshin në hapësire, tre astronautët dëshmuan arritjen e modulit të dytë dhe të tretë për Tiangong dhe kryen tri ecje hapësinore për të testuar strukturat e reja.

Share This Article