Gjashtë raste pozitive me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar të martën në Kosovë, ndërsa pesë persona janë shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas njoftimit, të martën janë testuar 191 mostra. Rastet pozitive janë raste kontakti. Dy janë me vendbanim në Prizren, dy në Mitrovicë të Veriut e dy në Pejë.

IKSHPK në mbrëmje ka përfshirë edhe tri vdekjet e sotme, një grua shtatzënë nga Gjakova dhe dy raste të tjera, një në Zveçan e një në Leposaviq.

Me pesë të shëruarit e sotëm numri total i të shëruarve ka shkuar në 128, ndërsa me gjashtë rastet pozitive të shtuara sot, numri total i të prekurve me koronavirus ka mbërritur në 604. Gjithsej në vend, deri tash, janë testuar 5200 mostra të dyshimta.

IKSHPK ka njoftuar se janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6514 kontakte.

Share This Article