Gjashtë shqiptarë në listën e të ndaluarve për krime të rënda në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka publikuar një raport ku identifikohen të huajt më të rrezikshëm, të cilët janë subjekt i ndalimeve dhe dëbimeve nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE). Në këtë listë përfshihen edhe gjashtë shtetas me origjinë shqiptare.

Sipas nënsekretares së DHS, Noem, autoritetet po zbatojnë urdhrat për dëbime në shkallë të gjerë, duke u fokusuar fillimisht te individët me historikun më të rëndë kriminal.

“Po çojmë përpara premtimin e Presidentit për të vepruar kundër elementëve më problematikë”, thuhet në deklaratë.

Mes shqiptarëve të përfshirë në listë janë:

Vasil Vukaj, i shpallur fajtor për vrasje, arrestuar në Kaliforni.

Florjan Delija, i dënuar për sulm, i ndaluar në Nju Jork.

Adush Muçaj, me precedent për sulm fizik, ndaluar në Jutah.

Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, arrestuar në Kaliforni.

Share This Article