Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të hënën, derisa nga 1.766 testime, 127 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 261 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 208.209.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7.825 viktima nga koronavirusi e 221.411 raste pozitive.
Numri i rasteve aktive është 5.377.

