Gjashtë të vdekur nga moti i keq mbrëmë në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë turistë kanë ndërruar jetë mbrëmë pas motit të keq që kaploi pjesën veriore të Greqisë, ndërsa më shumë se tridhjetë të tjerë kanë ngelur të plagosur, kanë konfirmuar autoritetet greke.

Shefi i mbrojtjes civile Harlambos Sterjadis e ka përshkruar momentin si “fenomen i paparë më herët” i cili zgjati vetëm 20 minuta.

“Për herë të parë gjatë karierës sime 20 vjeçare kam parë një gjë të tillë, papritur ka filluar gjithçka” ka deklaruar Atanasion Kalcas, drejtor i qendrës medicinare të Nea Mudanjas, ku ishin pranuar shumë të plagosur.

“Këto kushte klimatike janë të jashtëzakonshme pasi që kjo periudhë e vitit është e nxehtë dhe e thatë”, është shprehur meteorologu grek, Kearkos Mursakis.

Share This Article