Gjashtë të vdekur nga shembja e hotelit karantinë në Kinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku gjashtë persona e humbën jetën pasi që dje u shemb një hotel pesëkatësh në qytetin kinez Guangzhu.

Hoteli shërbeu si karantinë për të sëmurë nga koronavirusi, ku gjatë fatkeqësisë ishin të vendosur 80 njerëz. Nëntë prej tyre arritën të ikin, ndërsa të tjerët mbetën nën rrënoja. Ekipet shpëtimtare arritën të nxjerrin 42 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.

Në aksionin shpëtimtar marrin pjesë 848 zjarrfikës me 169 makina dhe shtatë qen gjurmues.


Ende nuk dihet shkaku i shembjes së hotelit. ndërkaq hetimi është në rrjedhë, Pronari i hotelit është arrestuar.

Share This Article