Gjashtë viktima dhe 22 raste të reja me Covid-19, shërohen 36 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 36 pacient të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-19, Kumanovë-1, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Gostivar 1. Tashmë në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 589 persona.

Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë tre persona, dy pacient nga Shkupi të moshës 75 dhe 58 vjeçe që janë pranuar në spital me 26 prill dhe një paciente nga Tetova në moshën 58 vjeçe, e cila është pranuar në spital me 12 prill. Para dy dite, në Klinikën e Onkologjisë ka ndërruar jetë edhe një 71 vjeçare nga Shkupi, rezuëltati i të cilës ka arritur gjatë ditës së djeshme.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 71.

Në 24 orët e fundit janë relizuar 362 teste, prej të cilëve 22 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 11 raste janë parsqitur në Shkup, në Kumanovë 2, në Strugë 1, Veles 3, Kavadar 2, Gostivar 2 dhe Negotinë 1 rast. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1421.

Share This Article