Gjasula i bindur në fitoren e parë të Paderbornit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kapiteni i Paderbornit, mesfushori Klaus Gjasula, ka paralajmëruar se ekipi i tij do ta regjistrojë fitoren e parë këtë edicion në Bundesligë ndaj Fortuna Duesselfordit, përcjellin mediumet gjermane.

Paderborni i kthyer këtë edicion në Bundesligë, zë pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë pas tetë xhirove. Ndeshjen ndaj Fortunas, Paderborni e luan të shtunën në shtëpi.

“Nuk e kemi humbur besimin dhe pres që ndaj Fortunas ta shijojmë fitoren e parë këtë edicion, pasi ka ardhur koha. Kemi bërë paraqitje të mira, por na ka munguar fati deri më tash. Luajmë në shtëpi me Fortunan dhe ka ardhur koha për fitore”, tha Gjasula.

Share This Article