Gjasula me probleme, nuk grumbullohet në Gjermani. Tjetër shqetësim për Silvinjon para çekëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tjetër shqetësim për trajnerin Silvinjo te Kombëtarja në prag të ndeshjes  së 12 tetorit me Çekinë. Klaus Gjasua nuk është aktivizuar në ndeshjen e sotme në Bundesligë, ku Darmshtadi i mesfushorit kuqezi ka fituar 2-0 me Augsburgun në transfertë.

33-vjeçari nuk ka qenë i grumbulluar nga Darmshatadi për ndeshjen e sotme, pasi Gjasula rezulton me probleme. Trajneri Silvinjo në daljen e sotme para mediave nuk e përmendi Gjasulën te grupi i lojtarëve me probleme, madje ai foli me superlativa për shtatlartin, si dhe dha arsyet se pse ai është më i vlefshëm se Abrashi ndaj çekëve.

Mbetet për të parë se cila është gjendja e Gjasulës, i cili është në listën e grumbullimit të Kombëtares dhe nga stafi kuqezi nuk llogaritet si i dëmtuar, ndonëse sot ai nuk u grumbullua nga Dramshtadi në Bundesligë. Nëse 33-vjeçari rezulton me probleme, i bie që të shtohet  “dhimbja e kokës” për Silvinjon në prag të ndeshjes me Çekinë.

Duke ditur se edhe lojtarë të tjerë me probleme, që janë në listën e Kombëtares, do të vijnë dhe do të shikohet gjendja e tyre, mbase e njëjta  gjë do të ndodhë edhe me Klaus Gjasulën, i cili rezulton i nevojshëm për brazilianin e stolit të Shqipërisë për ndeshjen e 12 tetorit.

Share This Article