Gjatë 2 muajve vdiqën më shumë civilë në Lombardi, sesa gjatë Luftës së Dytë Botërore

albnews
By
1 Min Read

Në Lombardi ka pesë herë më shumë vdekje civile nga koronavirusi sesa ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Kështu ka deklaruar komisari i Emergjencave Civile, Domenico Arcuri.

“Midis 11 qershorit të vitit 1940 dhe 1 majit 1945 pra në 5 vjet në Milano kanë humbur jetën 2 000 civilë gjatë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në Lombardi për 2 muaj kanë vdekur 11. 851 civilë pra 5 herë më shumë. Prandaj ne duhet të veprojmë me kujdes gjatë fazës së rihapjes dhe rifillimit”, ka vijuar më tej Arcuri

Italia është shteti i dytë në botë pas SHBA-së për numrin e të vdekurve nga koronavirusi. Në shtetin fqinjë deri tani kanë humbur jetën 22 745 persona dhe janë 172 434 te infektuar me COVID-19.

Share This Article