Gjatë ditës së sotme në Itali janë prekur 2795 persona, 175 kanë vdekur dhe 527 janë shëruar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vazhdon të shënojë rritje niveli i përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Itali.

Numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka shkuar në 1441, ndërsa numri i të infektuar në 21157. Bilanci i sotëm ka qenë 2795 persona të prekur, 175 të vdekur dhe 527 të shëruar.

Numri i pacientëve të kuruar në terapi intensive është 1518, ndërsa numri i personave të kuruar në struktura spitalore është 7860.

17750 pacientë të tjerë po kurohen në kushte shtëpie.

11685 pacientë me koronavisur banojnë në rajonin e Lombardisë ku deri më sot janë shënuar 966 viktima.

Pas Lombardisë rajoni i Emilia Romagnas ka numrin më të lartë me 241 viktima me koronavirus.

Numri më i lartë i pacientëve të shëruar është po në rajonin e Lombardisë me 1660 persona, e më pas rajoni i Venetos me 106 të shëruar.

Pozitiv janë të dhënat në rajonin e Bazilikatës ku gjatë 24 orëve të fundit nuk persona të tjerë të infektuar .

Rajonet Sardegna, Calabria, Molise e Basilicata dhe gjatë 24 orëve të fundit nuk ka regjistruar asnjë viktimë me koronavirus.

Nga 21157 raste me koronavirus në Itali heqim numrin e viktimave dhe të personave të shëruar, rezulton se deri më sot në Itali janë 17750 persona pozitiv nga virusi.

Deri më sot në Itali janë kryer 109170 tampone ne nivel kombëtar.

Share This Article