ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 2 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 2 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 7 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 7 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjatë pandemisë u rrit përdorimi i energjisë elektrike te ekonomia familjare për 7.8%

albnews by albnews
4 March, 2021
in Albania, Technologji
0
Gjatë pandemisë u rrit përdorimi i energjisë elektrike te ekonomia familjare për 7.8%
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pandemia e COVID-19 ndikoi tregun e energjisë duke ndryshuar përdorimin e saj mes segmenteve të caktuara. Tendenca e përdorimit më të lartë të energjisë nga ana e familjarëve të cilët për shkak të karantinës dhe kufizimeve janë detyruar të qëndrojnë më shumë në shtëpi u vu re gjatë vitit të shkuar.

Ndërkohë që pati një ulje të përdorimit tek  konsumatorët biznes, aktiviteti i të cilëve u mbyll apo u kufizua sërish si efekt i pandemisë. Të dhënat e bilancit të energjisë të publikuara nga INSTAT konfirmojnë pikërisht këtë tendencë  në vend që është në fakt globale.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2020, arriti vlerën 5.959 GWh nga 5.960 GWh që ishte në vitin 2019.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 7,8 %, duke arritur vlerën 2.964 GWh nga 2.750 GWh që ishte në vitin 2019, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 6,7 % duke arritur vlerën 2.995 GWh nga 3.210 GWh që ishte një vit më pare” thuhet në raportin e INSTAT.

Në tremujorin e fundit të vitit përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me 12,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Përdorimi nga konsumatorët familjarë u rrit me 15,7 %, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u rrit me 9,5 %.

Prodhimi i energjisë

INSTAT raportoi se gjatë vitit 2020, energjia elektrike në dispozicion u ul me 0,3 %.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 5.315 GWh nga 5.208 GWh energji të prodhuar në vitin 2019, duke shënuar një rritje të prodhimit me 2,1 %.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 41,2 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), arriti vlerën 3.239 GËh nga 3.177 GËh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 2,0 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 963 GWh nga 770 GWh duke shënuar një rritje me 25,0 %” vlerëson INSTAT.

I njëjti dokument nënvizon se hidrocentralet publike, në vitin 2020, prodhuan 3.092 GWh nga 2.981 GWh të prodhuar në vitin 2019, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 3,7 %. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 2.191 GWh nga 2.205 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 0,6 %.

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2020, ka pësuar një rritje me 5,4 % krahasuar me vitin 2019.

Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1.632 GWh nga 1.653 GWh duke shënuar kështu një rënie me 1,3 %. Humbjet në transmetim janë rritur me 2,1 % dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 10,6 %.

Humbjet në shpërndarje zënë një peshë më të madhe, rreth 89,4 % të humbjeve në rrjet dhe kanë rënë me 1,7 %, krahasuar me vitin 2019./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result