Gjëja e parë që kërkoi një 16-vjeçar turk pas 65 orësh nën rrënoja: Çokollatë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjëja e parë që kërkoi një 16-vjeçar kur u nxor pas 65 orësh nën gërmadha ishte…çokollata.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Ali Sarınay, u gjet nga ekipet e shpëtimit nën rrënoja në Hatay, një nga zonat më të prekura prej tërmeteve shkatërruese pas 6 orësh pune intensive.

Pas kërkesës së adoleshentit, njerëzit përreth u angazhuan që t’i plotësonin Aliut dëshirën. Me t’u nxjerrë jashtë, ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sapo u lirua nga gërmadhat, 16-vjeçari përqafoi motrën e tij, e cila e priste me lot në sy. Ndërkohë, kujtojmë se numri i viktimave në Turqi dhe Siri është rritur në 12,049.

Share This Article