“Gjejmë zgjidhje që mbron serbët”, Osmani: Nuk ka presion ndërkombëtar për targat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Unë nuk do ta quaja presion, gjithçka që vjen nga miqtë tanë është sugjerim me qëllimin më të mirë të mundshëm”. Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për të shtyrë me 10 muaj afatin e fundit për ndërrimin e targave në komunat me shumicë serbe.

Kryetarja e shtetit nënvizoi se e gjithë kjo bëhet për të përforcuar sundimin e ligjit dhe që asnjë qytetar të mos ndihet I kërcënuar. Gjatë një eventi për mbjelljen e pemëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Osmani konfirmoi se ka shpresa që bashkë me ndërkombëtarët të vuloset një marrëveshje për çështjen e targave përpara 31 tetorit.

“Ne duhet të ulemi të gjejmë një zgjidhje të përbashkët ku edhe respektohen obligimet ligjore, e kushtetuese që i kemi ne si institucione e në anën tjetër gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, ndihen të mbrojtur, të informuar dhe po ashtu i mbrojmë ata nga kërcënimet e vazhdueshme që po ua bëjnë bandat kriminale serbe. Dhe besoj që do të gjendet një zgjidhje përpara e cila edhe e respekton afatin”.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, anëtarët e Listës Serbe në Kosovë, kërkuan një takim urgjent me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, kjo parti pretendon se më 1 nëntor qeveria e Kosovës po planifikon të konfiskojë pronat e serbëve dhe automjetet me targa serbe. Sipas tyre kjo është një tentativë për dëbimin e serbëve nga Kosova.

Share This Article