Gjekmarkaj dorëhiqet si nënkryetar i PD-së, kërkohet shkarkimi i Bardhit dhe i Nokës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka vendosur në dispozicion dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të partisë.

Lajmi është bërë i ditur nga anëtari i Kryesisë, Bislim Ahmetaj, i cili ka publikuar në rrjetet sociale fjalën që ka mbajtur gjatë mbledhjes, duke lënë të nënkuptohet se Gjekmarkaj ka ofruar dorëheqjen nga funksioni drejtues në PD.

Në reagimin e tij, Ahmetaj ka kërkuar gjithashtu dorëheqjen e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës me arsyetimin e ngatërresave lidhur me firmat mbështetëse për kandidaturën e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Burime të Euronews Albania, bëjnë me dije se gjatë mbledhjes, Agron Gjekmarkaj ka theksuar se: “Unë e ofroj dorëheqjen nga posti partiak. Si moment reflektimi, nëse i shërben PD-së për të treguar përgjegjshmëri në këtë moment jo të lehtë.

Share This Article