542 mijë e 468 qytetarë me të drejtë vote që nga ora 07:00 e mëngjesit iu janë drejtuar kutive të votimit.
Ata me votën e tyre do të zgjedhin qeverinë e re e cila do t’i drejtojë për katër vjetët e ardhshme.
Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, ka folur rreth rëndësisë së votës së shqiptarëve në këto zgjedhje.
Kryetari i komunës së Tuzit tha se shqiptarët dhe pakicat e tjera janë mburoja më e madhe e asaj rruge euro-atlantike të Malit të Zi.
“Uroj që shqiptarët të dalin me sa më shumë mandate dhe që të jemi sa më shumë në Parlament”, tha ai.