Gjen diamantin derisa po punonte tokën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jeta e një babai indian ndryshoi pasi gjeti një diamant me vlerë prej 60 mijë funte derisa punonte tokën e tij.

Sipas DailyMail, transmeton Lajmi.net, Lakhan Yadav, 45 vjeç, u ndesh me një gur prej 14.98 karatësh, derisa po gërmonte në tokën që filloi ta merrte me qira muajin e kaluar në Madhya Pradesh.

Yadav gati e gaboi gurin e çmuar me një guralecë, por pasi ia hoqi papastërtitë, ai vuri re se shkëlqente ndryshe. Ai menjëherë e dërgoi diamantin për ekzaminim ku u vlerësua me mbi gjashtë milionë rupi; derisa e shiti më pas në ankand.

“Kjo ndryshoi jetën time”, tha ai për Times of India. Yadav u shpreh se ai do t’i shfrytëzonte këto para për t’ju siguruar fëmijve të tij një arsimim të mirë se sa “ndonjë gjë të madhe”. 

Share This Article