Pronari i një bar-kafeje në Angli ka habitur mediat vendase me deklaratat e tij.
Ai pretendon se fantazmat, e ndihmuan të gjente një derë të fshehtë brenda shtëpisë, që të dërgonte drejt një thesari të fshehur brenda mureve të banesës.
Rupert Ellis, bleu një shtëpi në Camborne, Cornwall, përpara disa vitesh, duke mos qenë aspak në dijeni se dikur në këtë vend kishin qenë zyrat qendrore të Kompanisë së Mineraleve Tehidy.
Ellis pretendon se në shtëpi ka hasur një seri episodesh të frikshme, duke nisur që nga dritat që ndizeshin e fikeshin vetë, e deri tek zhurmat e frikshme.
Por ai mendon se pikërisht shpirtrat mund ta kenë ndihmuar të zbulonte thesarin, duke e orientuar drejt një posteri që ai vetë e kishte vendosur në mur.
Sipas tij çdo shenjë e tyre e dërgonte drejt atij posteri dhe kur nisi të shponte murin për ta provuar, vuri re se aty prapa kishte diçka.
Sapo e rrëzoi murin, gjeti një derë brenda së cilës fshihej kasaforta.