Gjenden 132 trupa njerëzish të torturuar në Makariv

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 132 trupa njerëzish të torturuar dhe vrarë në Makariv, në rajonin e Kievit. Kjo u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, e cila në një postim në Tëitter, e quan zbulimin “një krim të ri, monstruoz lufte”.

“Në Makariv, një qytet i çliruar pak ditë më parë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu viktimat e bombardimeve ruse që mbetën nën rrënoja. Qyteti, është gjysmë i shkatërruar”, thotë ministria.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka shkruar në Twitter se është krijuar një arkiv në internet për të dokumentuar krimet e luftës të Rusisë.

“Ne kemi krijuar një arkiv në internet për të dokumentuar krimet e luftës të Rusisë.  Provat e mbledhura për mizoritë e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë do të parandalojnë kriminelët e luftës që t’i shpëtojnë drejtësisë”.

Share This Article