Gjenden 500 mijë euro në autobusin e linjës me Italinë në Portin e Durrësit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shumë parashë prej 500 mijë eurosh është gjetur në një autobus të linjës me Italinë në Portin e Durrësit.

Pas kontrollit të imtësishëm nga policia në hyrje të portit janë gjetur paratë e padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit.

Paratë e padeklaruara janë zbuluar teksa mjeti ka kaluar në skaner, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

“Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Eurot’, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës. Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro”.

“Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë. Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /tch/

Share This Article