Gjenden fije biblike të profetëve të mëdhenj në Izrael

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fijet me ngjyrë të purpurt që janë të përshkruara në Bibël dhe të veshura nga mbretërit e Izraelit, përfshirë Davidin dhe Solomonin, u zbuluan në disa pëlhura 3,000 vjeçare në vendin ikonik të Timna në Negev.

Davidi ose Dauti apo Solomoni ose Sulejmani sipas muslimanëve njihen si profetë nga librat e shenjtë të besimeve monoteiste dhe ky zbulim përbën një ngjarje të rendësishme për të gjitha ata.

«Mbreti Solomon ndërtoi një karrocë; e cila ishte e ndërtuar nga dru i marrë nga Libani. Shtyllat ishin prej argjendi, bazat prej ari, ndërsa pjesa e brendshme ishte e veshur me ngjyrë të purpurt.

Sipas burimeve të ndryshme, gjithashtu Jezusi ishte i veshur me të njëjtën ngjyrë. Ngjyra e purpurt-konsiderohej një simbol i elitave në shoqëritë antike në jug të Levantit.

Sipas studiuesve në një intervistë për The Jerusalem Post, ky studim është shumë i rëndësishëm për disa arsye.

Së pari, sendet antike që kanë këtë ngjyrë janë të rralla dhe kjo është hera e parë që zbulojmë të tilla që datojnë që nga epoka e hekurit. ”

“Zbulimi gjithashtu na tregon më shumë për njerëzit që jetonin në Timna, duke na ofruar prova se elita banonte atje,” shtoi njëra prej tyre.

“Ngjyra e purpurt ishte ngjyra më e preferuar nga elitat. Ndërsa nuk mund të themi se kujt i përkisnin fijet e pëlhurave, një gjë është e sigurt: nëse do të kishim mundur të kishim veshjet e mbretit David ose mbretit Salomon, do të kishim zbuluar rroba me këtë ngjyrë “.

Ngjyra e purpurt është nxjerrë nga molusqet në Detin Mesdhe përmes një procesi shumë të ndërlikuar.

Share This Article