Gjenden mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës në Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga gërmimet në Rudnicë dhe Kizhevak të Rashkës në Serbi është hasur në mbetje mortore, ku po dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka konfirmuar për Ekonomia Online, se kanë hasur në mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës.

“Ju konfirmojmë se jemi njoftuar që është hasur në mbetje mortore në lokacionin në Kizhevak, në lokacionin që është duke u punuar, në kuptimin e gërmimit vlerësueses nga viti 2015”, tha Gara. “Dy ekspertë të Republikës së Kosovës tani janë të pranishëm në lokacion, në fakt janë të pranishëm gjatë këtyre tri jave të fundit. Po ashtu si Delegacion jemi rrugës dhe besoj pas pak do të jemi në lokacion. Hollësitë tjera , do të konfirmohen në ditët në vijim”, shtoi ai.

Share This Article