Gjenden mbi 400 mijë Euro në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë së Ramës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

404 800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri u gjetën dhe sekuestruan në banesën e Rozeta e Havier Dobit, nënë e bir që një ditë më parë u arrestuan për vjedhjen e një banese në Tiranë.

Shuma e konsiderueshme dhe sendet me vlerë u gjetën nga policia të fshehura në tubat e aspirimit të banesës së tyre.

Uniformat blu po hetojnë nëse këto para dhe aksesorë floriri janë vjedhur në po të njëjtën shtëpi apo në banesa të tjera.

Burime policiore konfirmuan jozyrtarisht se banesa në “Rrugën e Kosovarëve” i përket shtetases Alda Klosi, që më herët rezulton të ketë mbajtur postin e shefes së kabinetit të ish zv-Kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Ndaj saj Prokuroria e Tiranës po kryen një hetim lidhur me burimin e të ardhurave, nisur nga vlera e koniderueshme që ju vodh në shtëpi.

Ndërkohë që nuk dihet nëse shuma 120.000 Euro e vjedhur në shtëpinë e zyrtares se lartë janë të deklaruara apo jo në institucionet përkatëse nga ana e saj.

Dy të arrestuarit Havier Dobin dhe nënën e tij, Rozeta arritën të merrnin rreth 120 mijë Euro, para e sende me vlerë nga shtëpia e Alda Klosit, përmes një çelësi që 49-vjeçarja kishte kopjuar.

Rozeta Dobi kishte krijuar këtë mundësi pasi prej vitesh ajo kishte qenë e punësuar në atë shtëpi dhe kujdesej për mirëmbajtjen e banesës.

Për të mos lënë gjurmë, nënë e bir kishin inskenuar vjedhjen si grabitje, megjithatë provat e administruara nga policia kanë çuar në identifikimin e tyre.

Përpara hetuesve dy të arrestuarit kanë pranuar krimin.

Share This Article