Gjenden të vdekur minatorët që ishin bllokuar në minierë që 15 ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipet e shpëtimit në Kinë gjetën të vdekur 9 minatorët e tjerë, një ditë pasi shpëtuan 11 kolegët e tyre që ishin bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong.

Lajmi u dha nga agjencia shtetërore e lajmeve kineze, CCTV duke shtuar se ende nuk dihet fati injë minatori.

22 minatorët mbetën të bllokuar në minierën e Hushan, pas një shpërthimi që bllokoi hyrjen e galerisë më 10 janar.

Autoritetet kishin thënë më parë se 10 persona që ishin bllokuar në minierë 600 metra nën tokë ishin në kontakt me botën e jashtme, pasi punëtorët e shpëtimit shpuan një kanal në një pjesë të minierës dhe instaluan një linjë telefonike, sipas Xinhua.

Share This Article