Dy vajza ukrainase janë gjetur të pajeta në kryeqytet. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35. Dy gratë nga Ukraina, njëra 25 vjeç dhe tjetra 40, u gjetën pa shenja jete në një banesë në Rrugën e Dibrës.
Dyshohet se dy ukrainaset e kanë humbur jetën për shkak të një mbidoze ekstazie.
Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.