Gjenden trupat e pajetë të tre familjarëve Pacolli që vdiqënnë Lepenc, reagon Kurti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipet e shpëtimin kanë gjetur veturën e aksidentuar mbrëmë në lumin Lepenc, në Shkup, ku për pasojë humbën jetën 3 persona.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllimet të sinqerta familjes Pacolli dhe Visoka, të cilët humbën familjarët e tyre.

Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti, Kurti i ka uruar shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllait të tij.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre. Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh. Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka shkruar ai në Facebook.

3 viktimat ishin anëtarë të familjes Pacolli, Naim, Merita dhe Ermal. Aksidenti ndodhi afër Shkupit, disa kilometra larg vendkalimit kufitar mes dy shteteve, në Bllacë.

Share This Article