Gjendet e pajetë 36-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, dalin mesazhet e fundit

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nënë beqare e dy fëmijëve u gjet e vdekur në shtëpinë e saj pasi miqtë e saj të lojërave online ngritën alarmin në polici kur ajo nuk arriti të hynte në platformë për dy ditë.

Lojtarët anembanë globit ranë në kontakt me policinë në Skoci dhe shëtitësin e qenve të Lauren Black kur ajo nuk u identifikua në internet për të luajtur Evony: The Kings Return.

Trupi i 36-vjeçares u gjet në shtëpinë e saj në Edgar Crescent në Renfrew më 3 janar. Policia tani ka nisur një hetim për vdekjen e saj, të cilën aktualisht po e trajton si ‘të pashpjegueshme’.

Miku online Eyal Elhadad, 51 vjeç, nga Izraeli, thirri policinë skoceze pasi dyshoi se diçka nuk shkonte.

Nëna e Lauren, Iris Black, e cila jeton në Irlandën e Veriut, tha se ajo është ‘përtej e shkatërruar’ nga vdekja e vajzës së saj.

Detajet e plota të asaj që ndodhi ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa hetuesit po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Skandali mbretëror në Angli/ “Karton i Kuq” për Princin Harry nga Mbreti Charles
 
Mbreti Charles i Anglisë, i atij i Princit Harry sipas burimeve nga Monarkia, duket se i ka nxjerrë kartonin e kuq, djalit të tij, pas botimit të kujtimeve, libër që del zyrtarisht të hënën në qarkullim në Britani.
 
 
Por nga ato çka mësohet  nga botimi i parakohshëm në Spanjë i kujtimeve, ato janë shokuese, atakuese dhe vet-dëmtuese për Princin Harry, por edhe të vëllanë e tij, Princin Uilliam, mbretin e ardhshëm,  si dhe Mbretin aktual, të atin e tij, i cili pritet të kurorëzohet  zyrtarisht në një ceremoni të posaçme ne 6 maj të këtij viti.
 
Këto burime mbretërore i kane thënë Sunday Times te Londrës, se Princi Harry nuk do jetë pjesë e protokollit ceremonial dhe ai nuk do luaj asnjë rol zyrtar ne këtë shërbesë ceremoniale.
 
Në librin e tij autobiografik, nga Los Anxhles, ku jeton me gruan e tij amerikane, Princi Harry flet pa doganë, për gjithçka dhe thuajse këdo në familjen mbretërore,  ka pasur pretendime sensacionale, duke e cilësuar vëllanë e tij Princin Uilliam i pari në linjën për Mbretin e ardhshëm të Anglisë si armikun e tij të vjetër, apo duke e akuzuar të atin, Mbretin aktual, Charles, se ai është i shqetësuar se po eklipsohet  nga fuqia e gruas se tij si yll i Hollywood-it, edhe pse ajo ka luajtur vetëm në një serial të njohur Suit, të xhiruar në Toronto.
 
Martesa e princit Harry  me aktoren amerikane Meghan Markle, është konsideruar nga shumë si katalizatori i shpërthimeve sensacionale dhe natyrës apo karakterit të vërtetë te djalit të vogël të ish- princeshës Diana, në lufte me tërë familjen e tij biologjike, ndërkohë mbështetës të tij, e vlerësojnë për guximin e pashoq. Pas ketij botimi mbetet e paqarte se si në një të ardhme të largët, do të mund të riparohen marrëdhëniet e Princit rebel Harry me atin e tij Mbetin Charles apo vëllanë e tij Princin Uilliam, i pari nëe linje për Monarkun e Anglisë.
 
Historia e Monarkisë mijëravjeçareje, ofron edhe rastin e ish Mbretit Edëard i VIII, i  cili i pari ne historinë e Mbretërisë e la fronin vullnetarisht për hir te dashurisë me amerikanen e ndarë,  Wallis Simpson, te cilët shkaktuan  në vitet 1930 të shekullit të kaluar një krizë të paprecedente konstitucionale, por pa e shkatërruar Monarkinë angleze mbi 1200 vjeçare.
Share This Article