Gjendet e vdekur në shtëpinë e Michael Owen “Mbretëresha” 25-vjeçare e bukurisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një modele 25-vjeçare, Mbretëresha e bukurisë, Jessica Whalley ka ndërruar jetë tragjikisht në një njërën prej ambienteve të shtëpisë super luksoze të legjendës angleze të futbollit, Michael Owen.

Ajo u rrëzua papritur në Manor House Stables, Cheshire, ku ajo punonte si menaxhere transporti. Mjekët asistuan menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk ia dolën ta mbanin në jetë.

Vetë Owen, tashmë 43 vjeç, u shfaq i përlotur pas ngjarjes së ndodhur në shtëpinë e tij, ku ai jeton më vajzën e tij Gemma, 19 vjeç.

Miqtë e zonjës Whalley Maxine Bowley dhe Jo Neesam të dy dje ndryshuan profilet e tyre në Facebook në foto me të.

Ndërkohë, policia lokale, me anë të një njoftimi për mediat, bën me dije se kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa ende nuk kanë publikuar një shkak se nga se ka ardhur vdekja e modeles.

Share This Article