Gjendet ekzemplari i rrallë i peshkut-derr

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ekzemplar i rrallë i atij që në Itali njihet si “peshku-derr” është gjetur i pajetë në ujërat pranë portit të Portoferraio në Ishullin e Elbës.

Peshku, që në fakt është një lloj peshkaqeni me emrin shkencor “Oxynotus Centrina” ishte i gjatë pak më shumë se një metër. Fotot e publikuara në rrjetet sociale u bënë menjëherë virale.

Emri “peshku-derr” nuk i është vënë për ngjashmërinë në pamje, por për faktin se bën një hungërimë të ngjashme me derrin kur kapet nga peshkatarët.

Kjo specie jeton në thellësi mes 100 dhe 700 metra nën ujë dhe është shumë e vështirë të gjendet në Detin Mesdhe.

Share This Article