Gjendet i pajetë dhe me trup të copëtuar në një frigorifer brenda një shpie me qira në Tajlandë manjati gjerman i pasurive të paluajtshme, Hans Peter Mack, i cili ishte zhdukur një javë më parë. 62-vjeçari ishte zhdukur që nga 4 korriku kur gruaja e tij, një 24-vjeçare tajlandeze, tha se biznesmeni nuk ishte kthyer në shtëpi pas një takimi pune.
Mbetjet e tij u zbuluan brenda frigoriferit mbrëmjen e së hënës në një shtëpi në Pattaya, që sipas mediave lokale, ishte marrë me qira nga një mik i biznesmenit. Pjesët e copëtuara të trupit të Mack u vendosën në qese mbeturinash dhe më pas u vendosën në frigorifer.
Hetuesit zbuluan trupin e pajetë pasi këqyrjes së kamerave të sigurisë ku u vu re i njëjti frigorifer i ngarkuar në pjesën e pasme të një kamioni të zi. Ata u morën në pyetje së bashku me një shtetas tjetër gjerman. Policia dyshon se mund të ketë shtetas tajlandez të përfshirë në vrasjen e Mack gjithashtu.
Përpara se hetuesit të bënin zbulimin horror, efektivët gjetën makinën e Mack të braktisur në një parking mëngjesin e së dielës. Një shitës vendas tha se kishte parë dy gra duke zbritur nga automjeti i cili ishte parkuar atje disa ditë më parë.
Familja e Mack kishte ofruar një shpërblim prej rreth 85.900 dollarë në dollarë për çdo informacion që çonte në gjetjen e tij. Bashkëshortja e tij, Piraya Boonmak, tha se ditën që ai u zhduk kishin planifikuar të drekonin që bashku, por nuk ishte paraqitur.
Kur u përpoq ta telefononte, biznesmeni nuk u përgjigj dhe i dërgoi mesazh ku i thoshte që ta telefononte. Pas përpjekjeve për ta kontaktuar, nga numri i tij në orën 22:00 i erdhi një mesazh ku shkruhej se ishte ende me një klient biznesi. Por Boonmak theksoi se Mack nuk i kishte dërguar kurrë mesazhe në 5 vite që ishin së bashku.