Gjendet i gjallë një person i shpallur i zhdukur, pas zjarrit në tragetin pranë Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjendet i gjallë një udhëtar i tragetit të linjës Greqi-Itali që u kaplua nga flakët të premten në detin jon, pranë Shqipërisë. Njoftimi është bërë nga ministria e transportit e shtetit fqinj. Rojet bregdetare greke shpëtuan 280 nga 292 pasagjerët dhe pjesëtarët e bordit që ishin në tragetin Italian, Olimpik.

Sipas autoriteteve greke, 11 pasagjerë janë ende të zhdukur. Ata janë nga Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Lituania.

Ekipet e shpëtimit zbuluan të mbijetuarin të dielën në pjesën e prapme të anijes ndërsa ajo po tërhiqej drejt ishullit të Korfuzit, tha roja bregdetare.

Trageti ishte nisur nga Igumenica në drejtim të portit të Brindisit.

I mbijetuari u dërgua menjëherë në një qendër spitalore në Korfuz, ndërsa nuk bëri asnjë koment për atë që ndodhi. Trageti është ende në flakë, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Share This Article