Gjendet i vdekur aktori i njohur, dyshimet e para

albnews
By
1 Min Read

Aktori i njohur, Frank Vallelonga Jr është gjetur i vdekur në Bronx .Trupi i aktorit 60-vjeçar u gjet jashtë një fabrike llamarine herët në mëngjesin e së hënës.

Shkaku i vdekjes së tij është ende i panjohur, por gjetjet paraprake tregojnë për një mbidozë droge, thanë burime policore për New York Post.

Policia ka arrestuar një 35 vjeçar pasi është akuzuar se ka fshehur kufomën e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 35 vjeçari është kapur në kamera duke hedhur trupin e aktorit nga një automjet në Bronx.

Ndërkohë, pritet hetimi përfundimtar për shkakun e vdekjes.

Share This Article