Gjendet i vdekur bosi i energjisë në Rusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër zyrtar i lartë rus është gjetur i vdekur në rrethana misterioze, pasi ishte akuzuar më herët për ryshfet.

Trupi i pajetë i 49-vjeçarit, Igor Shkurko, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë ruse të energjisë Yakutskenergo, u gjet në qelinë e tij të paraburgim në Yakutsk. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje mbi vdekjen e Shkurko, ndërsa kanë pohuar se nuk ka të dhënë se bëhet fjalë për një akt kriminal. “Ne do ta kujtojmë atë si një person me zemër të madhe dhe sens humori”, tha kompania në një deklaratë.

Një numër i madh vdekjesh të pashpjegueshme kanë ndodhur që prej fillimit të luftës në Ukrainë më shumë se 13 muaj më parë.

Share This Article