Një ushtarak i nivelit të lartë, gjeneral- koloneli Genadi Zhidko, 58 vjeç, është gjendur i vdekur. Zhidko udhëhoqi për një periudhë të shkurtër pushtimin rus të Ukrainës, përpara se t’ia dorëzonte postin gjeneralit Sergei ‘Armageddon’ Surovikin.
Zhidko njihej si një hero në Rusi, pasi ka mbajtur një sërë postesh të larta ushtarake, gjë që s’e pengoi gjithësesi që të rrëzohej nga Putin. Ai u hoq në tetor 2022 si komandant i “operacionit special ushtarak” të Putinit në Ukrainë, pas dështimit për të kapur qytetin e Kharkiv.
Zhidko e mori detyrën nga gjenerali i shkarkuar, Alexander Dvornikov, i njohur si ‘Kasapi i Sirisë’. Kjo çoi në sanksione perëndimore kundër Zhidkos. Surovikin, i cili e zëvendësoi atë, u largua nga posti nga shefi i shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov.
Surovikin mbeti zëvendësi i tij, por besohet që të jetë në gjendje arresti që nga muaji qershor. Arrestimi i tij erdhi për shkak të dyshimeve se ishte në dijeni të planeve për të organizuar një grusht shteti kundër regjimit të Putinit nga mercenarët e Wagner.
Vdekja e Zhidko është konfirmuar nga guvernatori besnik i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyarev, i cili shprehu ngushëllimet e tij, por nuk ka ende një njoftim zyrtar. Raportimet nuk tregojnë se ku u gjet i vdekur gjenerali rus Zhidko. Komandanti shihej se kishte një nga mëndjet më të mira ushtarake në Rusi. Dailymail