Gjendet i vrarë roja i serave në Fier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 67-vjeçar është gjetur i vrarë në fshatin mbrostar të Fierit. Sipas Policisë ai ka qenë i punësuar roje te serat dhe dyshohet se është varrë me thikë.

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shenja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qenë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Share This Article