Fosili më i madh ndonjëherë i një zvarraniku është gjetur në Britaninë e Madhe, respektivisht në Rutland Water.
Ai ka gjatësi rreth 30 metra dhe është i vjetër 180 milionë vjet, bëjnë të ditur arkeologët. Zvarraniku i quajtur Ichthyosaurs ishte ujor, me dhëmbë dhe sy të mëdhenj.
“Pavarësisht nga fosilet e shumta të gjetura në Britani, është mbresëlënëse të thuhet se skeleti më i madh i Ichthyosaurs u gjet këtu”, deklaruar paleontologia Dean Lomax.
Doktori Dean Lomax, ekspert botëror për ichthyosaurët, i cili kaloi 14 ditë duke gërmuar fosilin, e konsideroi atë si “një nga gjetjet më të mëdha në historinë paleontologjike britanike”.
Sipas DailyMail, ichthyosaurët, të cilët ishin zvarranikë detarë, u shfaqën për herë të parë rreth 250 milionë vite më parë dhe u zhdukën 90 milionë vite më parë, duke ndryshuar në madhësi nga një deri në më shumë se 25 metra në gjatësi. Ata ngjajnë me delfinët në formën e përgjithshme të trupit.